Në sheshin Times të New York-ut është organizuar një program përkujtimor për viktimat e tërmeteve në Türkiye, raporton Anadolu.
Programi u organizua nga Komiteti Drejtues Kombëtar Turko-Amerikan (TASC), ndërsa filloi me një minutë heshtje dhe intonimin e Himnit Kombëtar.
Kryekonsulli turk në New York, Reyhan Özgür, duke theksuar se kanë filluar një kampanjë intensive ndihmës, falënderoi të gjithë kontribuesit.
Përveç turqve që jetojnë në SHBA, në program morën pjesë edhe amerikanët, ndërsa gjatë programit u lexua edhe Fatiha për viktimat e tërmetit.