Futbollistja ruse Nadezhda Karpova sulmon Vladimir Putinin.
Të hënën e kësaj jave, Putin bëri një vizitë të rrallë në Minsk. Presidenti rus u takua atje me kolegun e tij bjellorus Aleksandr Lukashenko, andaj thuhet se ata kanë diskutuar për luftën në Ukrainë.
Lukashenko atëherë bënte shaka dhe ironizonte qëndrimin e botës së jashtme ndaj dyshes.
“Ne kemi vetëm një problem. Kush është më i keqi?
Putin thotë se jam unë.
Unë kam filluar të mendoj se është ai.
Ne kemi rënë dakord që jemi po aq të këqij, vazhdoi Lukashenko.
Ne jemi njerëzit më të rrezikshëm dhe helmues në planet, tha Lukashenko, sipas gazetës ruse Meduza.
Shakat nuk i kanë shkuar mirë futbollistes ruse Nadezhda Karpova. Kombëtarja ka reaguar ashpër dhe ka sulmuar dyshen në Instagram.
“Ju djema jeni budallenj.
Ju jeni llum.
Ju jeni përgjegjës për gjenocidin dhe duhet të ndiqeni penalisht.
Ju nuk jeni thjesht toksikë, ju jeni fashistë të ndyrë dhe nuk duhet të keni vend në këtë botë.
Shpresoj të merrni atë që meritoni”, ka shkruar Karpova në një storie në Instagram, sipas gazetës daneze Ekstra Bladet.
Burimi: GAZETA.MK