Profesori zbërthen “planin” e Vuçiqit për Asociacionin – ka këtë thirrje urgjente për Kosovën!

March 28, 2025
min lexim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua ditë më parë në Beograd me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Ai ri-përsëriti se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë “është parakusht për fillimin e një normalizimi thelbësor të marrëdhënieve”.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.

Ai thotë se qëllimi i Vuçiqit është të krijojë një shtet tjetër në Kosovë si ai i Dodikut në Bosnjë-Hercegovinë.

Gjithashtu profesori thekson që duhet të ndalohet dialogu pasi nuk ka lëshime për Serbinë.

Image

Eshref Ymeri

Presidenti i Serbisë fashiste Vuçiç, së bashku me bandën që ka rreth vetes, kanë si objektiv të vetëm minimin e pavarësisë së Republikës së Dardanisë nëpërmjet krijimit të një tjetër shteti në territorin e saj, pikërisht si ai shteti i Dodikut në Bosnjë-Hercegovinë. E kam theksuar edhe disa herë të tjera që dialogu me Serbinë fashiste duhet të ndërpritet në mënyrë të padiskutueshme. Sepse është paradoksale t’i bësh lëshime një shteti fashist që pati kryer gjithë ato krime në Dardani gjatë viteve ’90”, u shpreh ai.

Më tej, për përfaqësimin e Sorensenit në dialog, shprehet skeptik që mund të ketë sukses duke marrë parasysh edhe përfaqësimin e Grenell.

“Ju lutem të mos ushqeni kurrfarë shpresash te Sorenseni për punën e dialogut, sepse ai do të vazhdojë lojën e Lajçakut, Borelit, Escobarit dhe Grenellit, që të gjithë mercenarë të Serbisë. Ju e dini shumë mire që Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike, analisti politik serb, Dushan Janjiç, për mediumin malazez “Antena M”, ka deklaruar:

“Ne madje i paguajmë edhe Grenellit 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse kur shefi i tij nuk është në pushtet” (Citohet sipas: Serbia e paguan 100 mijë dollarë në muaj ish-të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Faqja e internetit “The Struga Post”. 04 shkurt 2025)”, shpjegon profesori.

Në fund, profesori thotë që duhet të i bëjmë thirrje Kurtit, Osmanit dhe Konjufcës për ta ndërprerë dialogun.

Ne duhet të i bëjmë thirrje treshes udhëheqëse Kurti-Osmani-Konjufca do t’i drejtohej me një thirrje për ndërprerjen e çdo dialogu me Serbinë fashiste”, përfundoi profesori Eshref Ymeri për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“Kërdi” me vjedhje në Vlorë dhe Selenicë, arrestohen dy persona

Story i radhës

Mastercard program në Shqipëri për pagesat elektronike

Të fundit nga

Ndërpritet ndeshja

Ballafaqimi mes skuadrës nga Zelanda e Re, Auckland City dhe asaj argjentinase Boca Juniors është ndërprerë për disa kur rezutati ishte 1:1. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e tretë të

Sërish lëkundje tërmeti në kryeqytet

Janë ndjerë sërish lëkundje sizmike në kryeqytet. Sipas raportimeve paraprake, magnituda ka qenë 3.4 ndërkohë që thellësia e epiqendrës është 5 km. Epiqendra e lëkundjeve sizmike raportohet të jetë në Nikël. Ndërkohë
sqmken
ShkoLartë