profesori zbardh prapaskenat keto jane planet e vuciqit pas kerkeses per asociacion ne takimin me sorensen 67e500c13e21c

Profesori zbardh prapaskenat/ Këto janë planet e Vuçiqit pas kërkesës për Asociacion në takimin me Sorensen!

March 27, 2025
min lexim

 

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen u takua dje në Beograd me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një postimi, Sorensen ka njoftuar se i ka dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi hapat e ardhshëm në dialog.

Nga ky takim Vuçiq ripërsëriti se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë “është parakusht për fillimin e një normalizimi thelbësor të marrëdhënieve”.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Enver Bytyçi.

Ai thotë se Sorensen është ndërmjetësuesi i r inga BE dhe vizitat në Kosovë e Serbi i ka bërë për të u njoftuar më thellësisht me mendimet e palëve në konflikt.

“Peter Sorensen pasi vizitoi Kosovën, të martën ishte gjithashtu në Beograd, ku u takua e bisedoi me presidentin Aleksandër Vuçiq sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Ishte vizita e parë në dy shtetet dialoguese e ndërmjetësuesit të ri të Komisionit Europian për këtë dialog. Sigurisht që kjo vizitë dhe takimet e Sorensen me autoritetet e Prishtinës dhe të Beogradit kanë si qëllim njohjen me mendimet e palëve në konflikt. Atij i duhet që të përcaktojë diagnozën. Diplomati danez është “mjek” i ri, që ka marrë përsipër të shërojë të sëmurin e Ballkanit, në këtë rast Serbinë, sepse Kosova nuk është aspak e sëmurë. Si i tillë ai duhet të ekzaminojë diagnozën e sëmundjes serbe. Dhe unë besoj se kjo vizitë ka pikërisht këtë qëllim.

Atëherë mund të thotë dikush pse vjen në Kosovë, kur e sëmurë është Serbia. Sepse sëmundjet e psikopatisë së politikës serbe i ka vuajtur Kosova. Ajo i njeh të gjitha siptomat e sëmundjes serbe për ekspansion, territore dhe sundim jo vetëm në vendet ish-Jugosllave, por edhe më gjerë. Sëemundja e sundimit dhe hegjemonisë serbe rezulton deri më sot si sëmundja më e gjatë, më serioze, që ka shkaktuar drama dhe tragjedi te popujt e tjerë joserbë, por edhe te vetë serbët. Në Beograd nuk duan ende ta pronojnë faktin se ata janë të sëmurë, derisa nuk pranojnë se kanë kryer dhunë e genocid, sidomos kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve”, u shpreh profesori.

Vuçiq ka qenë gjithmonë konsekuent në politikën e tij të mashtrimit

Duke vazhduar bisedën profesori përmend politikën e mashtrimit që Vuçiq po vazhdon ta përdorë duke u munduar të përfitoj për vendin e tij nga politika.

Sipas tij, mes Kosovës dhe Serbisë ka marrëveshje të nënshkruara mirëpo nga kjo e fundit nuk ka pasur asnjëhere zbatim.

“Ndërkaq Aleksandër Vuçiq vazhdoi edhe në bisedimet me Peter Sorensen lojën e vazhdueshme të “viktimës”, lojë e cila është e ideuar dhe e ngjizur në të gjitha memorandumet shtetërore dhe akademike të Serbisë. Fantazia njerëzore nuk e ka shpikur nga hiçi atë fabulën e ujkut dhe qengjit. Ujku (pra Serbia) ankohet se po ia turbullon ujin asaj viktima (dmth Kosova)! Këtë bëri presidenti i Serbisë në takimin e parë me ndërmjetësuesin e Bashkimit Europian. Natyrisht që kjo gjë pritej. Vuçiq ka qenë gjithmonë konsekuent në politikën e tij të mashtrimit dhe madje ia ka arritur që të përfitojë për vendin e tij nga kjo politikë.

Gjithnjë janë nënshkruar marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës prej vitit 2013 e këtej. Por ndërsa Serbia nuk ka zbatuar pjesën e saj, ka këmbëngulur gjithnjë që Kosova të bëjë detyrat e veta. Në Kosovë jo pak raste liderët e shtetit para qeverisjes së Kurtit dhe zonjës Osmani kanë bërë lëshime përballë këtij presioni. Kurti dhe Osmani vepruan ndryshe. Qëndruan përballë presionit të Beogradit dhe të miqve të tij, Borrell dhe Lajçak. Këta u bashkuan dhe me ndihmën e Edi Ramës ia dhanë deri diku Kosovës dhe qeverisë Kurti imazhin e “nacionalistit” dhe “politikanit kokëfortë”. Mundën që të fajësojnë viktimën, Kosovën, me akuzën se kjo viktima Kosovë po ia turbullon lumin Sava Beogradit”, shpjegoi profesori.

Synimi i Vuçiqit

Bytyçi tutje shpalosë planet djallëzore të Vuçiqit që të formohet Asociacioni e pastaj të parashtroj kërkesa tjera dhe të mundohet të shkatërroj shtetësinë e Kosovës.

Mirëpo sipas profesori Kosova nuk duhet të bjerë në këtë kurth, pra të mos pranoj krijimin e Asociacionit.

“Sërishmi Vuçiq vijon në atë hulli. Thotë se fajtore për dialogun qenka Kosova, sepse ajo nuk krijon asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ka kërkuar sërishmi që asosacioni të implementohet si fillim e më pas të shohim e të bëjmë me detyrimet që ka Beogradi. Pra që pasi të krijohet asosacioni, të thotë se situata ka ndryshuar dhe duhen bisedime shtesë për normalizimin e marrëdhënieve. Më pas të shtrojë kërkesa të reja, të cilat që sot i ka të formuluara, madje në sirtarin e tij të punës. Duke bërë viktimën, ndonëse është agresor i një lloji mafioz, Aleksandër Vuçiq synon të arrijë objektivin kryesor të tij, shkatërrimin e shtetësisë së Kosovës. Por edhe ta transferojë përgjegjësinë e dialogut te pala e Kosovës e të hiqet si “paqësor”! Kjo maskë i nevojitet atij sidomos sot kur ndodhet në përballje me protestat masive e të fuqishme të studentëve, rinisë dhe qytetarëve serbë, të cilët tashmë kanë hequr dorë prej mbështetjes që i kanë dhënë presidentit të vendit të tyre.

Por Kosova nuk duhet të bjerë në këtë kurth. Situata e krijuar kërkon krijimin sa më parë të qeverisë së re. Mundësisht me një koalicion sa më të madh, që prodhon gjithashtu konsensus më të madh. Më pas duhet të bashkohen me përgjegjësinë për interesat kombëtare të Kosovës të gjithë aktorët politikë, akademikë, shkencorë etj. Të formulojnë qëndrime politike e diplomatike me objektiva të qarta dhe me skema të qëndrueshme për të lënë përgjegjësinë te ai që është përgjegjës për dështimet e derisotme, pra te Beogradi”, shpjegon profesori.

Të mos pranohet një draft-statut që cenonë Kushtetutën e vendit

Në fund, profesori përmbyllë deklaratën duke thënë që të mos pranohet Asociacioni para se ta njoh Serbia shtetin e Kosovës, dhe as një draft-statut që cenonë kushtetutën e vendit.

“Sa i përket Asocacionit, ky Asocacion nuk duhet dhe nuk mund të ngrihet para se sa Serbia ta njohë shtetin e Kosovës dhe integritetin e tij territorial de facto dhe de jure. Ndërkohë vërejtja e presidentes Vjosa Osmani që paraqiti në takimin me përfaqësuesin europian, ambasadorin Sorensen, sa i përket draft statutit të asosacionit të rekomanduar nga Brukseli duhet të bëhet refren i të gjithë bashkëbiseduesve midis palëve, me Bashkimin Europian dhe me çdo politikan e diplomat të rëndësishëm e me ndikim. Nuk mundet që një draft-statut të cënojë kushtetutën e vendit. Kushtetuta është produkt i tolerancës së tepruar të përfaqësuesve të sovranit në Kosovë në favor të të drejtave të serbëve në Kosovë. Ndaj ajo nuk mund të ndryshohet më në favor të tyre e në diskriminim të shumëcës shqiptare”, përfundoi profesori Bytyçi për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

reshje shiu ne te gjithe vendin parashikimi i motit per sot 67e4f761400bd
Story i mëparshëm

Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë