Profesori jep shtatë argumentet politike që e mundësojnë skenarin e koalicioneve dhe formimin e qeverisë

April 21, 2025
min lexim

Profesori Fadil Maloku, ka thënë se pas ngërçit në Kuvend, ka argumetet që e mundësojnë skenarin e koalicioneve dhe formimin e qeverisë.

Sipas tij, “Qeveria e ardhshme e Republikës së Kosovës mund të formohet, nëse përveç vullnetit politik arrihet të krijohet edhe një ndërgjegjësim i lartë moral”.

Postimi i plotë:

Ja tani shtatë arsyet (arguemente) logjike politike që e MUNDËSOJNË skenarin e koalicioneve dhe formimin e qeverisë;

Argumenti i parë;

– A mund të jetë mungesa e presionit të faktorit ndërkombëtar një arsye e mjaftueshme për t’u rritur “interesimi” dhe interesi…për një koalicion të gjerë;

Argumenti i dytë;

– A mund të bashkohen partitë në një platformë minimale të përbashkët për reforma në gjyqësi, për Zajednicen, për kruzëb ekonomike dhe dialogun me Serbinë?

Argumenti i tretë;

– A kemi në skenën tonë politike një burrështetas (intelektual apo institucion kredibil) karizmatik që mund të ua transmetoj thjesht e qartë rreziqet për zhbërjen e shtetësisë së Kosovës dhe për kanosjen e interesave afatgjata gjithëshqiptare në rajon;

Argumenti i katërt;

– A mundet humbja e besimit qytetar t’u shërbej partive të sotme si një motiv mobilizues për tejkalimin e ndasive, smirës dhe inateve në ndërtimin e një koalicioni stabil e efektiv;

Argumenti i pestë;

– A mund të kontribuonin partitë (player shaft) e vogla të shërbenin si një urë lidhëse për tejkalimin e ngërqit dhe krijimin e një koalicion më të gjerë shqiptar;

Argumenti i gjashtë;

– A mundet përvoja e bashkëqeverisjes frustruese që ndodhi në të kaluarë të shërbej si një pikë fillestare për një klimë të re koalicionesh gjithpërfshirëse shqiptare;

Argumenti i shtatë;

– A mund të ndodhë që sfidat integruese, rreziqet për sigurinë dhe marrëveshjet a arritura (2013, 2015, 2023) t’i fusin në obligime moralo-politike ish qeveritarët dhe ish opozitarët në një front të përbashkët qeverisës?;

P.S. Qeveria e ardhshme e Republikës së Kosovës mund të formohet, nëse përveç vullnetit politik arrihet të krijohet edhe një ndërgjegjësim i lartë moral (se politikë pa moral s’ka) i deputetëve që dhanë betimin dhe sidomos një ndërgjegjësim i qytetarisë për peshën e votës së tyrenë të ardhmen)

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Çuçi në Konispol: Bido e Llajo kombinim i shkëlqyer, vota për PS-në lidhet direkt me fatin e Shqipërisë në BE

Story i radhës

Alarmohen gjigantët evropianë, Guirassy ka një klauzolë speciale tek Dortmundi

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë