Profesori i njohur turk i gjeofizikës arrestohet për shkak të deklaratave të bëra në rrjetet sociale

March 1, 2023
1 minut lexim

Profesori turk i gjeofizikës Ovgun Ahmet Ercan u ndalua dje, pasi prokuroria në qytetin turk Malatya nisi hetimet për shkak të deklaratave të tij të publikuara në rrjetet sociale.

Ercan bëri të ditur se “gratë e pambrojtura janë dhunuar, sepse ushtria nuk ka reaguar në dy ditët e para (pas tërmeteve shkatërruese që ndodhën në fillim të muajit të kaluar)”.

Ai akuzohet për veprën penale “nxitja e urrejtjes dhe armiqësisë”. Nga departamenti i policisë është dorëzuar në gjykatën kompetente. Gazeta turke Hurriyet raportoi se ai ishte planifikuar të merrte pjesë në panelin e sotëm për tërmetet.

Ercan është shumë i njohur për publikun turk dhe më gjerë, e në veçanti pas tërmeteve shkatërruese. Ai shumë shpesh i shpreh pikëpamjet e tij në rrjetet sociale, pra në Twitter.

Kujtojmë se në fillim të muajit të kaluar Turqia dhe Siria u goditën nga dy tërmete shkatërruese, si pasojë e të cilave humbën jetën mbi 50 mijë persona, ndërsa dëmet materiale kapin vlerën e dhjetëra miliarda dollarëve. 

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kuvendi i RMV-së shkarkoi zëvendësministrin e “Grupit të zjarrit” dhe ato të Alternativës

Story i radhës

Shkarkohet Bashkim Hasani

Të fundit nga

ShkoLartë