​Profesori i biologjisë prezantoi llojin e ri të insektit të zbuluar në Bjeshkët e Sharrit

March 1, 2023
1 minut lexim

Profesori i biologjisë, Halil Ibrahimi, prezantoi llojin e ri të insektit të zbuluar në Bjeshkët e Sharrit, të quajtur “Potamophylax humoinsapiens”.

Me këtë rast, profesori Ibrahimi theksoi se ky hulumtim kishte nisur para një dekade në Bjeshkët e Sharrit.

Sot në botë janë rreth 1 milion lloje të insekteve, por ka akoma që nuk iu është bërë i ditur emri dhe nuk dihet për ekzistencën e tyre. Ky hulumtim ka filluar qysh nga viti 2010 në Bjeshkët e Sharrit. Ka vazhduar me vite të tëra ky hulumtim, derisa është përmbushur pasqyra e këtij rrugëtimi”, tha ai.

Ai foli edhe për hulumtimin e insekteve në përgjithësi në kuadër të mbrojtjes së mjedisit.

Ndërsa, për këtë zbulim, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi i ka ndarë mirënjohje profesorit Ibrahimi.

Rektori Qerimi ka thënë se do të vlerësohen të gjitha ata që bëjnë punë të mira dhe serioze.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Irani shpall “persona non grata” 2 diplomatë gjermanë

Story i radhës

Styhet sërish gjyqi për inceneratorin e Fierit, seanca e radhës në 15 mars

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë