Profesori Cafiero: Serbia e di që nuk është gjë e mençur të nisësh luftë me NATO-n

Giorgio Cafiero, shef ekzekutiv i “Gulf State Analytics” dhe bashkëpunëtor në Projektin Amerikan të Sigurisë, ka shkruar një artikull të gjatë në National Interes me titullin “Çfarë do të thotë multipolariteti për Kosovën?”

Në këtë shkrim, ai ka folur për mundësinë e rikthimit të Donald Trumpit në karriken e presidentit të ShBA-së, gjë e cila, shkruan Cafiero, i shqetëson disa në Kosovë.

Në shkrimin e tij, Cafiero thotë se Serbia e di që një luftë me NATO-n është një gjë e pamençur.

“Që nga viti 1999, Serbia nuk ka nisur asnjë fushatë ushtarake për të rimarrë Kosovën. Kjo për shkak të pranisë së forcës paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO, KFOR, në Kosovë. Si një kandidate e Bashkimit Evropian që nga viti 2012 dhe pjesë e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s që nga viti 2006, Serbia e di se fillimi i një lufte me KFOR-in nuk do të ishte e mençur. Por politikëbërësit e Kosovës dhe shumë qytetarë mesatarë kosovarë shqetësohen se realitetet e reja në rendin gjeopolitik ndërkombëtar mund të krijojnë kushte që eventualisht inkurajojnë Beogradin të rifillojë hapat për “Serbinë e Madhe”.” – shkroi ai, ndër të tjera.

Story i mëparshëm

Besnik Mustafaj: Struktura si PS-ja, po njollosin 8 Dhjetorin! Duhet të pastrohet balta e hedhur ndaj PD-së

Story i radhës

Dua Lipa shfaqet tejet elegante në “Women In Entertainment 2023”

Të fundit nga