Profesori dhe veprimtari, Eshref Ymeri në një prononcim për ‘Bota sot’, ka komentuar deklarimin e Presidentes Vjosa Osmani lidhur me draftstatutin e BE-së për Asociacionin.
Presidentja Osmani ka deklaruar se, draftstatuti i BE-së për Asociacionin në kundërshtim me Kushtetutën e vlerat evropiane.
Por, pse Bashimi Evropian po kërkon një draftstatus të tillë?
Profesor Ymeri thotë se, Bashkimi Evropian e ka ndarë mendjen në përkrahje të Serbisë fashiste që pas përfundimit të luftës.

“Për fatkeqësinë tonë kombëtare, në krah të Serbisë fashiste është rreshtuar edhe Tirana zyrtare gjatë këtyre 12 vjetëve të qeverisjes së kryetradhtarit Rama. Prandaj Republikës së Dardanisë i mbetet të ketë parasysh atë fjalën e urtë të Shqipes sonë Hyjnore: “I Zoti e nxjerr gomarin nga balta”, thotë ai.
Profesori tutje thotë se, “treshja udhëheqëse në krye të krahut politik më të ndershëm dhe më të sprovuar kundër bandës tradhtare të Thaçit dhe Serbisë fashiste, duhet të zbresë në popull dhe të shtrohet në kuvende të hapura me të, për ta përballuar me sukses këtë presion të turpshëm që Bashkimi Evropian po i bën Republikës së Dardanisë, presion që ka për qëllim krijimin brenda territorit të saj të një strukture kriminale, si ajo e Dodikut në Bosnjë-Hercegovinë”.
Burimi: botasot.info