Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se sot në hapësirat e fakultetit temë kryesore ishte futbolli.
Kjo pasi, siç tha ai, emocionet e lojës së mbrëmshme ndërmjet Argjentinës dhe Francës në finalen e Kupës së Botës, ende nuk kishin kaluar.
“As adhurimi për dy heronjtë e saj, Messin dhe Mbapenë. Nuk ka sot ideologji as fe që mobilizon një shkallë të tillë globale emocionesh e pasionesh”, shkroi ai me anë të një statusi në Facebook.
“Në fakt, futbolli është bërë sot ideologjia dhe feja kryesore në botë, ndërsa stadiumet tempujt e saj. Mbase Johan Huizinga kishte të drejtë kur e definonte thelbin e njeriut si homo ludens, qenie që luan, dhe lojën si themelin e çdo praktike njerëzore”.