Hulumtimet kanë treguar se femrat që kanë kaluar 10 ose më shumë vite në parukeri apo sallone bukurie, kanë tri herë më shumë nga rreziku mesatar për zhvillimin e kancerit të vezoreve.
Punëtoret e kontabilitetit gjithashtu përballen me dyfishin e rrezikut për kancer të vezoreve në raport me mesataren, raporton The Sun.
Lista e plotë e punëve që lidhen me rrezik dukshëm më të lartë se mesatarja është:
floktare
estetiste
llogaritare
punëtore ndërtimi
punëtore e shitjes
Rreth 7.500 femra në Mbretërinë e Bashkuar zhvillojnë kancer ovarian çdo vit dhe 4.100 vdesin çdo vit. Shkaqet e saj janë kuptuar keq dhe nëntë nga 10 raste nuk mund të parandalohen.
“Femrat që punojnë në profesionin e parukerisë janë të ekspozuara ndaj qindra kimikateve në përqendrime të larta, duke përfshirë ngjyrat e flokëve, shampo, kondicionerë dhe produkte stilimi dhe kozmetike”, është shprehur dr. Anita Koushik, nga Universiteti i Montrealit në Kanada.
Studimi përdori të dhëna nga 491 femra të diagnostikuara me kancer ovarian në Montreal, Kanada, midis 2010 dhe 2016 duke i krahasuar me 897 femra që nuk kishin kancer dhe shikoi punën e tyre, historinë mjekësore dhe shëndetin e përgjithshëm.
Kishte 18 substanca kimike me shqetësimin më të madh, shumë prej të cilave tashmë janë hetuar për kancerin nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit. Në mesin e tyre përfshiheshin amoniaku, peroksid hidrogjeni, fibra poliester, formaldehid, shtytës dhe benzinë.
Kimikatet mund të shkaktojnë kancer duke u bashkuar ose duke reaguar me ADN-në për të shkaktuar dëmtime afatgjata që i bëjnë qelizat të shumohen jashtë kontrollit.