Prof. Ismet Jupa takon emrat e shquar 

min lexim

Hendbolli është prej sporteve më me traditë në Kosovë dhe shumë hendbollist e hendbolliste kanë dalur nga dora e prof. Ismet Jupa, si trajner i mirënjohur dhe selektor i kombëtares së Kosovës. 

Ka ende hendbollistë dhe hendbolliste, që janë zbuluar dhe formuar nga prof. Jupa dhe luajnë me sukses në klubet nga Ferizaj dhe më gjerë.

Prof. Jupa ka pasur disa takime të rëndësishme, me legjendën e hendbollit të Maqedonisë së Veriut, Pepi Manaskov, i cili për shumë vite ka qenë edhe pjesë e Pelisterit të Manastirit.

Image

Prof. Jupa dhe Ali Matlia 

Manaskov ka luajtur në një ekip edhe me Hasan Bajramin.

Manaskov dhe prof. Jupa, diskutuan për shumë gjëra që kanë të bëjnë me hendbollin në përgjithësi.

Prof. Jupa u takua edhe me emrin e respektuar të hendbollit dhe sportit në përgjithësi shqiptar, Ali Matlia. 

Biseduan për shumëçka, me theks të veçantë për situatën që po kalon hendbolli shqiptar dhe në Kosovë. 

Ali Matlia është hendbollist i shekullit në Shqipëri. 

Image

Prof. Jupa me Rifat Shabanin

Prof, Jupa u takua edhe me homologun e tij, Rifat Shabani, të cilët folën peripecitë që po kalon hendbolli ferizajas dhe gjilanas, në përgjithësi i Kosovës. 

Kujtuan edhe shumë gjëra të viteve të ndryshme, sidomos kohën e gjeneratës së sakrificës. 

Shabani edhe sot është aktiv dhe kontribues i madh në hendbollin gjilanas.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

13 nëntori – Dita e çlirimit të Shkupit

Story i radhës

Mjeshtri i hekurit në Korçë, trashëgimtari i fundit i kovaçëve

Të fundit nga