Produktet nga shporta e Vitit të Ri janë liruar për 10 për qind

December 20, 2024
1 minut lexim

Shkup, 20 dhjetor –  Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, pas vizitës së marketeve në Shkup vlerësoi se çmimet e produkteve nga shporta e Vitit të Ri që filloi në datën 15 të këtij muaji janë ulur për 10 për qind e më shumë. Inspektorati Shtetëror i Tregut, megjithatë, siç tha drejtori Vlatko Stojanoski, ka regjistruar vërejtje të vogla për etiketimin e produkteve dhe korrigjime të vogla në çmimet e dy-tri subjekteve tregtare. Inspektorët nuk kanë evidentuar asnjë devijim nga ulja e rënë dakord e çmimit të produkteve me 10 për qind në raport me çmimin më të ulët të tyre në 30 ditët e fundit para fillimit të aksionit. Lista e produkteve nga aksioni, siç bënë të ditur, nga 600 në fillim, ka kaluar 1.100 dhe është e hapur.

“Sot vizituam marketet për të parë nëse janë vendosur produktet në marketet që ofroheshin nga tregtarët, prodhuesit dhe distributorët në shportën e Vitit të Ri. Kemi parë që janë shënuar me etiketë, ato produkte që janë të listuara janë ulur për 10 për qind e më shumë. Më gëzon fakti që në një kohë shumë të shkurtër numri i produkteve arriti në mbi 1100 nga 95 tregtarë në 42 zinxhirë marketesh”, tha Durmishi, i shoqëruar nga zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski dhe drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojkoski. Durmishi apelon tek tregtarët që të respektojnë masën siç tha ai deri në fund, ndërsa përveç Inspektoratit Shtetëror të Tregut, ai theksoi se qytetarët janë inspektorët më të mëdhenj dhe u bëri thirrje atyre që të denoncojnë parregullsitë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rasti “Alfa”! Agim Islami sfidon VLEN-in, Mexhiti hesht për vendimin e Gjykatës Penale!

Story i radhës

Mbeti i plagosur në atentatin në Vlorë! 35-vjeçari tregon momentet e tmerrit: Kur mbaruan krismat pashë se…

Të fundit nga

Si po lëkundet rendi liberal kudo në Perëndim

Në mbarë botën perëndimore, rendi liberal po humb terren, ndërsa partitë e qendrës së majtë përballen me sfida të mëdha nga elektorati, rivalët politikë dhe ndryshimet sistemike. Idealet dikur dominuese, si globalizimi,
ShkoLartë