Producentja Lynda Obst u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare

October 23, 2024
1 minut lexim

Producentja Lynda Obst vdiq në Los Angeles në moshën 74-vjeçare.

Vëllai i saj, Rick Rosen, konfirmoi lajmin për vdekjen e saj për Variety dhe tha: “Jam krenar për të. Ajo ishte e përkushtuar me pasion për punën e saj, por edhe për familjen”.

Bëhet e ditur se gjatë këtij viti ajo luftoi me sëmundje të mushkërive.

Gjatë gjithë karrierës, ajo ka punuar si producente në seritë televizive duke përfshirë “The Hot Zone”, “Good Girls Revolt”, “Hot in Cleveland” dhe “Helix”.

Ndër arritjet e tjera të saj, veçohen: “Bad Girls” dhe “The Fisher King”.

Gjithashtu, ka punuar në prodhimin e filmave të famshëm si “Flashdance” dhe “Adventures in Babysitting”.

Pas mbërritjes në Los Angeles, Lynda pati një mundësi për të punuar në Casablanca Records dhe FilmWorks ku zhvilloi skenarin për “Flashdance”, i cili ishte projekti i saj i parë në të cilin ajo bëri produksion.

Përveç këtyre, prodhoi shumë projekte të tjera dhe shkroi dy libra për industrinë e filmit të quajtur “Hello, He Lied & Other Tales From the Hollyëood Trenches” dhe “Sleepless in Hollyëood: Tales From the New Abnormal in the Movie Business”.

Në botën e industrisë së filmit, mbetet e kujtuar për të gjitha arritjet dhe projektet e saj madhore.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komuna e Prishtinës jep tenderin 6.5 milionësh për ndërtimin e “ishullit urban”, do të lidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë

Story i radhës

LSDM: Davkova dhe VMRO-DPMNE lirojnë kriminelët dhe narko-bosat!

Të fundit nga

ShkoLartë