prodhonte dhe shiste qymyr druri pa leje nen hetim 56 vjecari nga kolonja 64dcbf0047383

Prodhonte dhe shiste qymyr druri pa leje, nën hetim 56-vjeçari nga Kolonja

August 16, 2023
1 minut lexim

Në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë konstatuar në fshatin Orgockë, Kolonjë, shtetasin E. G., duke djegur lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, për prodhimin e qymyrit, jashtë kushteve teknike dhe pa leje mjedisore.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas e ushtronte këtë aktivitet pa licencën përkatëse dhe sasinë e qymyrit të prodhuar e magazinonte në qytetin e Ersekës dhe e tregtonte në subjekte të ndryshme.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 56 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

anglia ne finale 64dcbefa126a8
Story i mëparshëm

Anglia në finale

filloi sot ne gjakove nje projekt i madh segmenti i rruges per peje 64dcbf04936e1
Story i radhës

Filloi sot në Gjakovë një projekt i madh, segmenti i rrugës për Pejë

Të fundit nga

ShkoLartë