Procesori më i lirë i serive Ryzen 7000 vjen në Evropë

1 minut lexim

Kur AMD lançoi procesorin me 6 bërthama Ryzen 5 7500F muajin e kaluar, doli në treg vetëm në Kinë dhe u tha se do të vinte edhe në vende të tjera të botës.

Ajo që e dallonte procesorin nga modelet aktuale të kompanisë është germa “F” që do të thotë se nuk ka grafika të integruara. Për herë të parë AMD solli grafikat e integruara tek mbarë linja e procesorëve me Ryzen 7000.

Tashmë procesori do të shitet në Evropë dhe SHBA ku do të kushtojë 200 euro dhe 180 dollarë respektivisht.

Aktualisht është procesori më i lirë me 6 bërthama i AMD bazuar në arkitekturën e re Zen 4.

Procesori ka frekuencë bazë prej 3.7Ghz dhe turbo prej 5.0Ghz. Ka 6MB L2 cache, 32MB L3 cache, DDR5 dhe 24 linja PCIe Gen 5. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Bujar Osmani u dërgon letër deputetëve para fillimit të diskutimit për ndryshimet kushtetuese

Story i radhës

Ushtria izraelite rrënon një shkollë palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar

Të fundit nga