Procesori i ri Intel do të thotë probleme për AMD në segmentin buxhetor

December 14, 2022
1 minut lexim

Procesori i segmentit të mesëm Intel që i përket gjeneratës së 13-të Core i5-13400 tregoi një përmirësim performance me 30% krahasuar me gjeneratën aktuale Core i5-12400.

Çipi i cili ende nuk është prezantuar zyrtarisht nga Intel, ka filluar të shitet në disa dyqane në Azinë Juglindore.

Ka pasur raportime se procesorët e gjeneratës së 13-të jo-K do të fillojnë të shiten nga muaji Janar. Ata do të debutojnë së bashku me linjën B760 të pllakave amë më 3 Janar.

Ndryshe nga gjenerata e kaluar e cila kishte vetëm 6 bërthama performance dhe asnjë efikasiteti, i5-13400 vjen me 6 bërthama performance dhe 4 efikasiteti me një total prej 10 bërthamash dhe 16 threads.

Procesori ka një frekuencë bazë prej 2.5Ghz, turbo me të gjitha bërthamat prej 4.1Ghz dhe turbo me një bërthamë prej 4.6Ghz. Vjen me 28MB L3 Cache dhe një TDP prej 65W e cila mund të shkojë deri në 120W.

Ky procesor pritet të shitet në segmentin buxhetor nisur nga rritja e konsiderueshme e performancës me çmime prej 200 dollarësh.

Core i5-13400 shënon 1786 pikë me një bërthamë në Cinebench dhe 16094 pikë me të gjitha bërthama. Core i5-12400 shënonte 1692 pikë me një bërthamë dhe 12458 pikë me të gjitha bërthamat.

Megjithatë rritja e performancës ka një kosto në energjinë e konsumuar e cila është rritur me 30%. Përveç serive K, çipet e tjera Intel të gjeneratës së 12-të do të kenë arkitekturën Alder Lake dhe jo atë Rocket Lake. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk flet dhe kupton më, përkeqësohet gjendja shëndetësore e yllit hollivudian

Story i radhës

Numri i gazetarëve të vrarë në vitin 2022 rritet për 45 për qind

Të fundit nga

ShkoLartë