Në evenimentin “Peek Performance”, Apple prezantoi një çip të ri, M1 Ultra. Ky procesor është më i fundit që i bashkohet familjes M1 dhe është më i fuqishmi.
Duke qenë se është system-on-a-chip, procesori i ri vendos në të njëjtin çip të gjitha pjesët kompjuterike përfshirë CPU, GPU etj. Në të vërtetë M1 Ultra është krijuar duke kombinuar dy M1 Max të vitit të kaluar.
Lidhja e çipeve M1 Max është bërë përmes UltraFusion, një teknologji e zhvilluar nga Apple për të kombinuar fuqinë e tyre.
Ka një CPU të fuqishme me 20 bërthama ku 16 janë të performancës së lartë dhe katër janë bërthama efikase. M1 Ultra mund të kombinohet me deri në 128GB RAM.
Çipi 32 bërthamësh Neural Engine brenda M1 Ultra mund të realizojë deri në 22 trilionë llogaritje për sekondë, një çip i dedikuar detyrave machine learning.
Me dyfishimin e fuqisë së M1 Max, M1 Ultra sjell performancë tjetër në enkodimin dhe dekodimin e videove ProRes. M1 Ultra ofron mbështetje për luajtjen e videove me 18 stream 8K.
M1 Ultra është 50% më i shpejtë sesa kompjuteri Mac Pro me procesor Intel Xeon me 16 bërthama duke konsumuar 90% më pak energji sesa një desktop me procesor Core i9 me 16 bërthama.
Grafikat janë 3.4 herë më të shpejta sesa në Mac Pro dhe konsumojnë 200-vat më pak. M1 Ultra ka grafika me 48 bërthama.
Së fundi ky procesor është dizajnuar për përdorim profesional dhe jo përdorim të përditshëm nga një përdorues mesatar. /PCWorld Albanian