Çipi i ri mobil Core i9-13980HX i Intel sapo theu rekordin 30 mijë pikëve në Cinebench R23 duke u bërë çipi më i shpejtë për laptopët.
Me këtë rezultat çipi tejkalon në performancë disa procesorë desktopë të performancës së lartë Intel dhe AMD si Ryzen 9 7900X me 12 bërthama dhe i7-13700K me 16 bërthama.
Testimi u bë nga Youtuberi Jarrod’sTech me një laptop MSI GE78 Raider fuqizuar nga i9-13980HX. Laptopi kishte një kartë grafike Nvidia RTX 4090 me 64GB RAM DDR5-5600MT/s, ekran 240Hz 1600P dhe bateri 99.9WH.
Sistemi i ftohjes përfshinte gjashtë gypa nxehtësie ndërsa konsumi i procesorit arrinte 250W. Videoja e Jarrod zbulon një rezultat prej 30498 pikësh në Cinebench R23, një rritje me 30 përqind të performancës krahasuar me flagshipin e kaluar i9-12950HX.
13980HX mund edhe Ryzen 9 6900HX me performancë dy herë më të lartë. Procesori përbëhet nga 8 bërthama performance dhe 16 bërthama efikasiteti me frekuencë maksimale prej 5.4Ghz, 30MB L3 cache, 24MB L2 cache dhe konsum prej 253W. /PCWorld Albanian