Procesorët e rinj AMD Ryzen sjellin gaming në cilësi të lartë tek laptopët ultra-portativë

February 21, 2022
1 minut lexim

Është e qartë se AMD ka përgatitur diçka të madhe me çipet e reja për laptopët Ryzen 6000. Në CES kompania tha do të vinë me grafikat RDNA2 duke ofruar mjaftueshëm fuqi sa për të luajtur lojërat moderne në 1080p.

Por ndërsa AMD me shpejtësi tregoi modelin më të fuqishëm Ryzen 9 6980HX, nuk tha asgjë për çipet e serive U që shkojnë për laptopët ultra-portativë.

Si duket prodhuesi i çipeve ka ruajtur detajet më intriguese për në fund. Ndërsa fuqia grafike është ajo çfarë kërkohet më shumë, AMD do të vendosë theksin kryesisht tek efikasiteti i linjës Ryzen 6000.

Përmirësime janë aplikuar në bërthamat Zen 3+ e përkthyer në menaxhim më të mirë të energjisë nga procesori me arkitekturën 6-nanometër. AMD thotë se ka arritur të rrisë frekuencat me 40% në seritë 15-vat U.

Në tërësi performanca është rritur me 17% si dhe një rritje performance me 81% në grafika së bashku me 3 orë më shumë jetëgjatësi baterie.

Është një arritje e madhe për një kompani që mungonte fare në këtë sektor. AMD thotë se çipet U dominojnë çipet Intel Gen11 prej 28-vat.

Ryzen 7 6800U është 24% më i shpejtë sesa Core i7-11857G. AMD thotë se Ryzen 6 6600U mund të arrijë 128fps në Age of Empires 4 krahasuar me 86fps të Intel Iris Xe të Core i7-1145G7.

Grafikat AMD arritën në 52fps në Shadow of the Tomb Raider ndërsa Intel vetëm 32fps.

Radeon 680M që është i integruar në Ryzen 7 dhe 9 ka 12 bërthama që arrijnë frekuencë 2.4Ghz. Modeli i rangut të ulët Radeon 660M në Ryzen 5 ka vetëm 6 bërthama me frekuencë 1.9Ghz. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

‘Lojrat si metodë për të mësuar një gjuhë të huaj’

Story i radhës

A do të ndalen ekspeditat pushtuese të Vladimir Putin?

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë