Procesorët e rinj AMD Ryzen 7000 po zhgënjejnë me shitjet

min lexim

AMD prezantoi procesorët Ryzen 7000 të arkitekturës së re Zen 4 vetëm dy javë më parë dhe tashmë të gjithë kemi parë vlerësimet e tyre.

Këta procesorë kanë shumë pika të forta, e një prej tyre është performanca. Megjithatë AMD po has vështirësi për ti bindur përdoruesit ti blejnë ato.

Nga disa burime është raportuar se shitjet e procesorëve Zen 4 janë më të dobëta sesa është pritur. Procesorët AMD mbeten shumë popullorë dhe tejkalojnë në shitje ekuivalentët Intel në tregun e entuziastëve që duan të ndërtojnë vetë kompjuterët.

Përllogaritet se në këtë segment procesorët AMD përbëjnë 70% të shitjeve por kjo është më tepër një statistikë për procesorët tashmë të vjetër AM4.

Në javën e debutimit, 78% të shitjeve të procesorëve AMD ishin për platformën AM4 dhe një javë më pas kjo shifër shkoi në 94% sipas TechEpiphany.

Edhe pse këto shifra janë shumë më të mira sesa ato Intel me debutimin e Alder Lake, shitjet e AM5 tashmë po krahasohen me gjeneratat e kaluara Zen.

Distributorët thonë se do të duhen muaj për të shitur të njëjtën sasi çipesh Ryzen 7000 sa janë shitur Ryzen 5000 në orët e para të debutimit të tyre.

Ryzen 9 7950X është modeli më i shitur ndjekur nga Ryzen 7 7700X. Blerësit e hershëm të këtyre procesorëve janë ata që duan të ndërtojnë kompjuter “super” të rëndë dhe të segmentit të lartë.

listën e procesorëve më të shitur në Amazon, procesori më i shitur Zen 4, modeli Ryzen 9 7950X renditet i 18-ti pas 5950X dhe pas shumë procesorëve Intel si i7-12700KF dhe i9-12900K. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sipas shkencës, ky është tipari që tërheq më shumë femrat te meshkujt

Story i radhës

​Prindërit protestojnë për klasët e vogla, drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali” tregon se ka bërë ndërrimin e klasave

Të fundit nga