Në konferencën Computex 2022, AMD bëri një njoftim lidhur me procesorët e ardhshëm Ryzen 7000 duke zbuluar disa teknologji që do të aplikohen.
Një prej detajeve më të bujshme të këtij prezantimi ishte frekuenca e procesorëve të rinj Zen4 të arkitekturës 5-nanometër. AMD pretendoi për frekuencë 5Ghz gjatë luajtjes së lojërave por një demonstrim me Ghostwire: Tokyo, një procesor i paidentifikuar 16 bërthamësh i serive Ryzen 7000 arriti një frekuencë prej 5.5Ghz.
Në testimet e Blender, procesori AMD përfundoi 30 testimin 30% më shpejtë sesa Core i9-12900K me të njëjtin procesor 16-bërthamësh.
Përveç foleve 5-nanometër Zen4, procesori ka një pllakë 6-nanometër I/O ku përfshihen grafikat AMD RDNA 2 dhe mbështetje për DDR5 dhe PCIe 5.0.
Së fundi AMD ka premtuar mbështetje për PCIe 5.0 kur Ryzen 7000 të mbërrijë me shpejtësi leximi deri në 60% më të lartë krahasuar me 4.0. /PCWorld Albanian