Procesi në Apel ndaj Salianjit, caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën e deputetit demokrat për përjashtimin relatores

March 7, 2023
1 minut lexim

Është caktuar gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesën e deputetit demokrat Ervin Salianji për përjashtimin e relatores Edlira Petri nga gjyqi ndaj tij në Apel për çështjen Babale.

Vendimi është marrë pas depozitimit të kërkesës nga ana e përfaqësuesit të Jetmir Olldashit, Indrit Sefa. Gjyqtarja që do të shqyrtojë këtë kërkesë është Elona Mihali.

Njoftimi i plotë

Në vijim të komunikimit, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj,  Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon si më poshtë:

-Kërkesa me nr. 1650 prot, datë 07.03.2023, bërë nga i pandehuri Ervin Salianji dhe kërkesa me nr. 1651 prot, datë 07.03.2023, bërë nga përfaqësuesi i të pandehurit Jetmit Ollashi, av. Indrit Sefa, për përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, në bazë të shortit elektronik, do të shqyrtohet nga gjyqtare Elona Mihali.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Program përkujtimor në sheshin Times në New York për viktimat e tërmetit në Türkiye

Story i radhës

“Kam edhe fotografi të tjera përveç asaj me Ajvazin”, deputeti e pranon se të arrestuarin për fajde e ka familjar

Të fundit nga

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë