Procesi i regjistrimit/ Balla takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali, ja si do funksionojë gjithçka përmes e-Albania

September 30, 2023
1 minut lexim

Procesi i regjistrimit, Balla takim me përfaqësues të komunitetin shqiptar në rajoninin e Lacios: Synimi i nismës është krijimi i një regjistëri të të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit

Në vijim të vizitës në Itali, Ministri i Brendshëm Taulant Balla, zhvilloi aot një takim në ambasadën shqiptare në Romë me përfaqësues të komunitetin shqiptar në rajoninin e Lacios, ku diskutuan për procesin e regjistrimit të adresave të shqiptarëve jashtë vendit.

Në fjalën e tij ministri Balla tha se prej disa kohësh vetëm 12 mijë vëllezër e motra tanë, që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë, e kanë deklaruar deri më tani vendodhjen e tyre.

“Mendoj që duhet të bëjmë kudo një promovim të kësaj nevoje, të kësaj domosdoshmërie që shteti amë të dijë që ku i e ka të tijët”, tha Balla theksoi Balla.

Duke folur për rëndësinë që ka procesi i regjistrimit, Balla tha se synimi i nismës është për të krijuar një regjistër, të të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit, për të ditur vendodhjen e tyre “për ti dërguar një urim, për ti dërguar një informacion dhe natyrshëm për të qenë një infrastrukturë gati në momentin pse jo edhe kur duhet që të organizojmë me domosdoshmëri dhe votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Artistja kazake tërheq vëmendjen me pikturat në tapet

Story i radhës

Çfarë po ndodh? Vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë

Të fundit nga

ShkoLartë