procesi i dezinsektimit ne divjake zevendes kryeministrja balluku dhe kociu ne inspektim 680b6b07426d8

Procesi i dezinsektimit në Divjakë/ Zëvendës kryeministrja Balluku dhe Koçiu në inspektim

April 25, 2025
1 minut lexim

Në bashkinë e Divjakës ka nisur procesi i dezinsektimit. Një proces i përvitshëm i ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të ulur mundësinë e zhvillimit të larvave, duke ofruar një mjedis sa më të sigurt.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea ndoqën nga afër nisjen e procesit.

Ministrja Koçiu sqaroi detaje mbi këtë proces i cili nuk shtrihet vetëm përgjatë vijës bregdetare, por edhe në zona urbane. “Ky është një proces i përvitshëm që kryhet në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Janë afro 100 punonjës, staf i ISHP-së dhe njësive të kujdesit vendor, të cilat janë të shtrira në terren në një sipërfaqe prej 230 hektarësh. Janë evidentuar të gjitha zonat dhe ato që konsiderohen zona të nxehta përsa i përket larvave të mushkonjave”, tha Koçiu.Nga ana e saj, Zëvendëskryeministrja Balluku tha se është e rëndësishme që ky proces po kryhet në kohën e duhur, sipas një kalendari të përcaktuar dhe pa ndërprerje, duke theksuar se ky proces i shërben banorëve të zonës, por edhe vizitorëve numri i të cilëve po rritet vit pas viti.

“Unë jam e sigurtë që vit pas viti edhe rezultatet do të jenë gjithmonë e më të mira. Këtu duhet ta keni parasysh që situata në një moment me të vërtetë është shqetësuese edhe për banorët, kështu që vlerësohet shumë ky proces në zonën e Divjakës dhe në zonat e tjera bregdetare të qarkut të Fierit, ndoshta më shumë se kudo tjetër, pasi nuk është thjeshtë për pjesën e turistëve që është shumë e rëndësishme dhe ne e dimë që të gjitha ato vende të cilat kanë turizëm të zhvilluar e kanë këtë proces prej kohësh, por nga ana tjetër këtu është edhe për mirëqenien e banorëve”, tha Balluku.

Për kryebashkiakun Gorrea procesi i dezinsektimit është shumë i rëndësishëm për zonën dhe bashkinë e Divjakës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

pese paciente kthehen nga trajtimi ne serbi jashte vendit mbeten te hospitalizuar 33 paciente 680b65a26933a
Story i mëparshëm

Pesë pacientë kthehen nga trajtimi në Serbi, jashtë vendit mbeten të hospitalizuar 33 pacientë

ismaili takon zevendespresidenten e bankes boterore e njofton per perparimin e bqk se 680b74a1d2b2b
Story i radhës

​Ismaili takon zëvendëspresidenten e Bankës Botërore, e njofton për përparimin e BQK-së

Të fundit nga

Fabregas vazhdon të jetë trajner i Como-s

Trajneri spanjolli, Cesk Fabregas po kalon në një periudhë spektakolare në Seria A, ku të cilët janë edhe skuadra më në formë në Evropë. Fabregas u lidh me pozitën e trajnerit të
ShkoLartë