Procesi Eurointegrues! Përplasje VMRO-DPMNE – LSDM

min lexim

 

LSDM-ja opozitare dhe VMRO DPMNE=ja në pushtet kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella rreth procesit të integri mit të vendit drejt BE-së. Gjegjësishtë kanë reaguar pas fillimit të negociatve sot të Tiranës zyretare me BE-në.

LSDM ka drejtuar gishtin te VMRO-DPMNE për ndarjen e pakos Maqedoni-Shqipëri dhe ndërprerjen e negociatave me BE-në.

– Edhe si opozitë edhe si pushtet, VMRO-DPMNE dhe Mickoski po e bllokojnë me vetëdije dhe qëllimisht rrugën evropiane të vendit. Rezultatin e atyre politikave të gabuara dhe dështimeve diplomatike i shohim sot. Shqipëria po ecën përpara në rrugën e BE-së dhe Maqedonia po hyn në një pasiguri të re, pa plan se si do të vazhdojë, thonë nga partia më e madhe opozitare, duke theksuar se partia e Hristijan Mickoskit është “fajtori i vetëm”.

 – Hapi i fundit që VMRO-DPMNE nuk e bëri qëllimisht dhe me vetëdije është vetëm për shkak të interesave personale dhe afariste të Mickoskit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Tani qeveria duhet të dalë para qytetarëve, t’u kërkojë falje dhe t’u thotë se cila është alternativa, kërkojnë nga LSDM.

Ndërsa VMRO DPMNE-ja në reagimin e saj ka thënë se pasi e bënë selfie-n e famshme në aeroplan nga Brukseli ish pushtetarët , Maqedonia është gjithnjë e më larg Bashkimit Evropian dhe na ka larguar edhe më shumë nga dyert e saj për shkak të politikave të këqija të LSDM-BDI-së,  tha sot në një konferencë për shtyp deputeti i VMRO-DPMNE Mile Lefkov.

– Koalicioni kriminal LSDM-BDI në vend që të premtonte fillimin e negociatave me BE-në, na distancoi prej tij. Qytetarët e kuptuan se pas pamfleteve fshiheshin manipulime për të vjedhur. Prandaj LSDM-ja u dënua në zgjedhjet e fundit, humbje kjo që sa vjen e bëhet edhe më e madhe, sidomos nëse shikohen anketat e fundit ku vazhdojnë të bien edhe më tej. Pasi bënë gjithçka për të na poshtëruar si popull, tani LSDM thotë se jemi izoluar për shkak të VMRO-DPMNE-së.  Mbi 450 mijë qytetarë i besuan VMRO-DPMNE-së për udhëheqjen e Maqedonisë me politikat tona të qarta për menaxhimin e shtetit. Maqedonia do të ngritet sërish dhe pa pranuar diktat dhe shantazhe do të hapim negociatat për anëtarësim në BE”.

Sidoqoftë që një gjë është e qartë derisa partitë politike fajson njëra tjetërn Shqipëri vazhdon rrugën drejt BE-së ndërsa Maqedonia e Veriut vazhdon të numëroj në vend.  /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Demi Moore flet për gjendjen shëndetësore të Bruce Willis pas diagnozës së demencës

Story i radhës

E quajti “horr”, Isa Mustafa i përgjigjet Dejona Mihalit

Të fundit nga