Procedurë më e thjeshtë për objektet publike! BNjVL dhe Qeveria po punojnë edhe për ndryshim të Ligjit për shpronësim

November 15, 2024
1 minut lexim


Shkollat, çerdhet, klinikat, spitalet dhe garazhet shumëkatëshe që janë në pronësi të komunave dhe shtetit do të mund të ndërtohen në një procedurë më të thjeshtë dhe pa paguar shërbimet komunale. Kjo u mundësua me ndryshimet në Ligjin për planifikim urban dhe në Ligjin për ndërtim.


Këtë Nikollovski e tha në takimin me drejtuesit e BNJVL-së, kryetari i së cilës, Orce Gjorgjievski, tregoi se nisma ka lindur pikërisht nga BNJVL dhe se me Qeverinë po punohet për ndryshime në Ligjin për shpronësim, i cili pengon shumë projekte kapitale, veçanërisht në Shkup.

Në takim u ra dakord që të formohen grupe punuese me qëllim të ndryshimeve në Ligjin për shpronësim, në mënyrë që komunat t’i realizojnë projektet kapitale në mënyrë më efikase.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ibrahim Dehari shkarkohet nga posti i drejtorit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”

Story i radhës

Balluku inspekton punimet në lotin 1: Duam që Tirana të zgjohet në vitin e ri me Unazën e Madhe të plotësuar

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë