Policia në Tiranë ka nisur hetimet për një adoleshent dhe dy persona të tjerë pas goditjes së një rasti të armëmbajtjes pa leje.
Njoftohet se penalisht është proceduar një 17-vjeçari i cili kishte fshehur një kallashnikov në rrugën “Gjergj Legisi”.
Pas kontrolleve të ushtruara, policia e gjeti armën e zjarrit si dhe një sasi municioni luftarak të fshehur mes shkurreve.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin R. R., 17 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjithashtu, u proceduan penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit B. K., 40 vjeç dhe I. Z., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.