Pak ditë më parë këngëtari i njohur Justin Bieber njoftoi ndjekësit se vuante nga sindroma “Ramsay Hunt”, e cila e ka detyruar të anulojë një sërë koncertesh.
Kjo sindromë i shkaktoi atij paralizë faciale, pra ai nuk mundet të lëvizë gjysmën e fytyrës. Ai tha në video e publikuar në Instagram se virusi i ka prekur nervat e veshit dhe të fytyrës, ndaj i është shkaktuar paralizë.
Këngëtari shihej në video teksa përpiqej të puliste apo të shkelte syrin, të qeshte, por nuk mundej.
Por kjo video përveç se i ka sjellë Bieber mbështetje dhe dashuri nga fansat dhe jo vetëm, ka krijuar dhe teori konspirative që paraliza e fytyrës është shkaktuar nga vaksinimi kundër COVID-19.
Disa njerëz në rrjet krijuan këtë bindje duke iu referuar një artikulli shkencor nga Hong Kong ‘sindroma “Ramsay Hunt’ vjen pas vaksinimit kundër COVID-19”.
Në këtë raport është identifikuar vetëm një rast të cilit iu zhvillua sindroma dy ditë pasi u vaksinua kundër COVID-19.
Ndërkohë epidemiologia Katherine e ka mohuar këtë, duke thënë se nuk është e vërtetë sepse vaksinat mbrojnë.
Ndërkaq, së fundmi profesor Derick Wade, një ekspert në rehabilitimin neurologjik në Universitetin e Oxford Brookes, tha për “Sky News” se megjithëse shumica e njerëzve shërohen plotësisht, Bieber duket se ka një rast serioz të virusit.
Kam vënë re se nuk ka pasur asnjë lëvizje, kështu që është humbje mjaft e rëndë.
Top Albania Radio shkruan se Sindroma Ramsay Hunt është shkaku i dytë më i zakonshëm i paralizës atraumatike periferike të fytyrës, pas paralizës së Bell-it, por pak më i rëndë.
Megjithatë, ajo ndodh vetëm në rreth pesë në 100,000 njerëz. Shkaktohet nga riaktivizimi i virusit të herpesit në fytyrë, gjë që i bën të prekshëm njerëzit që kanë kaluar linë e dhenve të virusit varicella-zostar në fëmijëri.