​Problemi me pajisjet elektronike, KQZ urdhëron regjistrim manual të votuesve

Kreu i KQZ-së në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, derisa ka informuar në lidhje me ecurinë e procesit zgjedhor në Tiranë, ka bërë të ditur se kanë zhbllokuar problematikën me pajisjet e identifikimit duke urdhëruar regjistrimin manual në të gjitha qendrat e votimit që kanë probleme gjatë identifikimit të votuesve.

Celibashi tha se kjo në mënyrë që mos të pengohet procesi i votimit, raporton KosovaPress.

Celibashi: Procesi i identifikimit të bëhet në mënyrë tradicionale

“Në vlerësim të situatës dhe problematikave kemi vlerësuar bashkë me komisionarët për të mos penguar procesin e votimit, urdhëruam që ky proces të bëhet me mënyrën tradicionale pasi në aspektin teknik nuk kishim asnjë mundësi më shumë që të prisnim. Në lidhje me natyrën e problemeve është shumë herët për të thënë se cilat mund të jenë arsyet”, tha Celibashi.

Ai ka treguar edhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në qendrat e votimit.

Celibashi: Janë 533 qendra votimi për të cilat ne nuk kemi informacione

“Në momentin që ne flasim janë 4464 qendra votimi të cilat funksionojnë normalisht në kuptim të pajisjes elektronike të identifikimit. Pra, në 4 mijë e 464 qendra votimi procesi identifikimit të votuesve po bëhet nëpërmjet pajisjes elektronike të identifikimit. Janë 206 qendra votimi të cilat sipas informacionit që marrim nëpërmjet sistemit, na tregojnë se pajisja është e konfiguruar por nuk mund të marrim automatikisht informacion prej tyre. Ndërkohë janë 533 qendra votimi për të cilat ne nuk kemi informacione që do të thotë që pajisja nuk funksionon, funksionon pjesërisht ose plotësisht por nuk kemi këtë të dhënë nëpërmjet sistemit. Janë 532 tani se informacioni përditësohet në kohë reale, për të cilat supozohet në rastin më të keq që identifikimi të mos bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit”, tha ai. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vranësira, shi e bubullima – Moti për javën e ardhshme

Story i radhës

Kurti kujton masakrën e Qyshkut: Drejtësi për viktimat, dënim për kriminelët e luftës

Të fundit nga