​Problemet me mbeturina, ankohen banorët në Prishtinë

min lexim

Kryeqyteti vazhdon të ketë probleme me mbeturinat. Disa kontejnerë janë të stërmbushur derisa qese e gjera të tjera kanë dalë edhe jashtë tyre. Qytetarët po kërkojnë zgjidhje nga Komuna e Prishtinës derisa theksojnë se si pasojë e kësaj po rrezikohen edhe nga qentë endacakë.

Banorët në lagjen Mati thanë, se Kompania Pastrimi nuk po i mbledh mbeturinat me rregull.

Gëzim Hajdini i cili banon në rrugën “Malush Kosova”, tha se mbeturinat, përveç papastërtisë, po sjellin edhe rrezikun e qenve në lagje.

“Po, në rrugën Malush Kosova po, se e kanë çdo të hënë për t’i hequr, e vijnë çdo dy ose tre javë, bëhet shumë mbeturina, po iu vije aroma shumë e keqe. Qentë po mblidhen shumë, është edhe rrezik prej qenve.(A jeni sulmuar ndonjëherë prej qenve? Po, goxha problem është (Edhe aroma?), po edhe aroma, edhe qentë endacak, e po bëhen të gjitha të zezat qysh thonë shqiptarët.(Pagesat a i bëni me rregull?). Po gjithmonë. (A e dini sa banorë jeni përafërsisht?). Goxha shumë ka, me thënë pesë mijë banorë sigurt janë. (A ka kontejnerë pak?). Pak, edhe kontejnerë pak, edhe nuk po i heqin me rregull, se me qenë që i heqin me rregull, prapë më mirë do të bëhej, por nuk po i heqin me rregull. 00:54 “Ankesë kemi bërë në komunë, kemi qenë, e kotë, i sjellim i sjellim, por nuk po i sjellin, inshallah i heqin”, tha Hajdini.

Po ashtu, edhe qytetari që banon në rrugën “Muharrem Fejza”, Selim Berisha, tha se përkundër që pagesën për mbeturina e bëjnë me rregull, shërbimi sipas tij është i mangët.

“Nuk po e pastrojnë kurrë siç duhet, e marrin do, prapë mbetet e gjithë toka, nuk po e kryejnë ashtu siç duhet, s’kanë edhe faj se shumë po hedhin, a po hedhin këso të trasha nëpër tokë, shtretër, me javë qëndrojnë aty, nuk po munden me i heqë, i heqin deri diku, por siç duhet jo. E marrin bërllokun, prapë mbetet plotë toka. (A keni bërë ankesë diku?). Jo, nuk kam bërë, nuk jam me familje këtu, i kam shpërndarë familjen, veç vetëm jam, nuk po bëj bërllok shumë. (A ka aromë kundërmuese?). Ndonjëherë po, se si i bie dielli aty vetëm pak, ndikon. (Pagesat a i bëni me rregull?). Po me rregull, sidomos në vit e paguajmë të gjithë bërllokun. 03:59 “Duhet të ketë pajisje më të mëdha që të hiqen mbeturinat më të mëdha, edhe të vegjël, për ta hequr bërllokun, aty mbesin me muaj shtretërit që i hedhin, plotë pjesë çka i prishën, aty i lënë, pastaj ato po pengojnë, çfarë të bëjmë, ishallah bëhet mirë”, u shpreh Berisha.

E banori tjetër, Faruk Abdurrahmani, u shpreh se komuna duhet ta shqyrtojë këtë problem dhe të gjejë zgjidhje për të, ngase sipas tij në këtë mënyrë po rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

“Unë banoj përballë marketit “Frutaria”, para marketit Frutaria janë ata që i qesim mbeturinat (kontejnerët), edhe paradite deri diku plot, por pas dite janë mbushen plot, edhe përreth plot, e tek në dymbëdhjetë të natës vijnë me kamion i pastrojnë. (A po vijnë rregullisht?). Rregullisht vijnë në dymbëdhjetë të natës, çdo ditë. Por, është gabim se po mblidhen jashtë kontejnerëve po mblidhen mbeturina shumë. (Ndoshta ka pas kontejnerë, ose ka shumë banorë?). Bakteret, si të kalosh të rroken bakteret, a e din çfarë gjërash ka aty në mbeturina. (A ka mungesë të kontejnerëve?). Një ka qenë e thyer, e kishin vendosur një të re, aty katër copa janë, katër kontejnerë. (A e keni ndonjë ankesë ndaj komunës me sjellë më shumë kontejnerë). Jo, nuk përzihem, ata vetë duhet të dijnë, duhet ta shqyrtojnë, ta studiojnë dhe ta gjejnë zgjidhjen”, tha Abdurrahmani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohen dy persona në Elbasan

Story i radhës

Tottenham në epërsi ndaj Brentford!

Të fundit nga