problemet me driver at e kartave grafike nvidia nuk kane te sosur 68079ed288074

Problemet me driver-at e kartave grafike Nvidia nuk kanë të sosur

April 22, 2025
1 minut lexim

Driver-at e Nvidia kanë qenë një lëmsh i vërtetë katër muajt e fundit. E gjitha filloi kur Nvidia lançoi driver-at për kartat grafike RTX 50-Series në Janar duke sjellë probleme si ekrane të zeza, dështim të lojërave dhe probleme të përgjithshme me stabilitetin për kartat grafike të reja dhe ato ekzistuese.

Së fundi një përditësim tjetër erdhi për të zgjedhur akoma më shumë probleme me driver-at. Pronarët e kartave grafike Nvidia kanë vuajtur prej disa muajsh me probleme të shumta raportuar në Reddit dhe forumet e mbështetjes së Nvidia.

Shumica e tyre u detyruan të kthehen tek versioni 566.36 i driver-ave që daton prej Dhjetorit 2024, përpara se RTX 50-Series të debutonin. Ata që kanë blerë kartat grafike të fundit të Nvidia nuk mund të kalojë në versione më të vjetra të driver-ave sepse nuk janë të mbështetura.

Versioni më i fundit 576.15 adreson problemet me frekuencat e RTX 50-Series. Është një përditësim i rekomanduar për përdoruesit e kartave grafike në fjalë sidomos për ata që përdorin kompjuterët shumë në Sleep Mode. Gjithashtu adreson probelemet me performancën e dobët apo dështimet e lojërave. Aktualisht janë 15 probleme të hapura me driver-in 576.02 që ka shpresa të rregullohen në debutimin e radhës. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

hapet java e agjencise se menaxhimit emergjent ekspozohen pajisjet e zjarrefikjes 68079c3fa35ae
Story i mëparshëm

​Hapet Java e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, ekspozohen pajisjet e zjarrëfikjes

hamilton i dorezuar 68079fc07211b
Story i radhës

Hamilton i dorëzuar?

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë