Problemet me Bullgarinë, Von Der Leyen: Dallimet, jashtë kornizës negociuese

July 14, 2022
1 minut lexim

Shefja e Komisionit Evropian sqaroi publikisht edhe dilemat që u hapën në opinion për mbajtjen e dy konferencave ndërqeveritare. U ndal edhe tek problemet dypalëshe me Bullgarinë, për të cilat bindshëm tha se janë këto dallime, përcaktuar të zhvillohen jashtë kornizës negociuese për integrim.

“Ndryshimi i kushtetutës suaj për përparimin e të drejtave themelore do ta përforcojë përkushtimin tuaj mbi këto vlera. Pastaj, kjo automatikisht do ta përfundojë fazën fillestare të bisedimeve. Kjo nënkupton konferencë tjetër ndërqeveritare, pa vendim tjetër. Fqinjësia e mirë është pjesë e ADN-së e integrimit evropian. Kjo është thelbësore në procesin e zgjerimit. T’ju siguroj edhe njëherë. Çështjet bilaterale siç janë interpretimi i historisë, nuk është kusht në bisedimet aderuese. Dikush thotë se do të ishte më mirë të pritet marrëveshje më e mirë nga ajo që propozoi Franca. Gjithsesi është e drejta juaj ta bëni këtë. Por mendoni, sa jemi përpjekur gjatë 4 kryesimeve me BE.”,- tha Von Der Leyen.

Gjatë fjalimit të saj në kuvend, Von der Lejen pati kontestime nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët hodhën pankartë me mbishkrimin “JO” në drejtim të saj, veprim të cilin kryetarja e Komisionit Evropian e quajti sjellje që e lejon demokracia

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Taravari: Danella Arsovska me shtetësi bullgare nuk ka moral të jetë kryetare e Shkupit

Story i radhës

Deputetja e VMRO-DPMNE-së e gris para deputetëve letrën me propozimin francez ( VIDEO)

Të fundit nga

ShkoLartë