Problemet e Cloudflare rrëzojnë uebsajte të mëdha

1 minut lexim

Cloudflare përjetoi një ndërprerje masive mëngjesin e së Martes. Teknologjia e kompanisë është pas miliona uebsajteve dhe shërbimeve në internet dhe ndërprerja shkaktoi probleme me uebsajte të ndryshme si Discord, Shopify, Grindr, Fitbit dhe Peleton.

Problemet prekën përdoruesit që shfrytëzojnë shërbimin DNS të Cloudflare. Përdoruesit e shërbimit 1.1.1.1 nuk aksesonin dot asnjë uebsajt.

Problemi zgjidhej duke ndryshuar konfigurimin e DNS ose duke kaluar në DNS e ISP-së ose tek të Google.

Një situatë të ngjashme Cloudflare përjetoi në Korrik dhe Gusht të 2020-ës dhe ngjarje të tilla vetëm dëmtojnë kompaninë e cila thotë se shërbimet e saj reduktojnë kohën offline të uebsajteve. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ronaldo bën gati valixhet nga Manchester United

Story i radhës

Qeveria sot do të mbajë mbledhjen e rregullt të 54-të

Të fundit nga