Probleme të reja për Elon Musk ndërsa qindra punonjës japin dorëheqjen nga Twitter

Elon Musk tashmë po përballet me kritika të reja në Twitter ndërsa një valë e re dorëheqjes nga punonjësit filloi pasi refuzuan ultimatumin e tij për të “punuar me orë të gjata” ose të largohen nga kompania.

Disa orë pasi vendosi fatin, një pjesë e madhe e punonjësve kanë refuzuar vizionin e Musk. Nuk duhet sesa është numri i punonjësve, por New York Times raportoi se bëhet fjalë për qindra prej tyre.

Dorëheqjet vinë pasi Musk shkurtoi 50% të fuqisë punëtore të Twitter.

Në rrjetin social dhjetëra punonjës të Twitter që i kishin mbijetuar shkurtimeve të fillimit të Nëntorit, dhanë mesazhe lamtumire.

Një prej tyre postoi një video ku një grup punonjësit po numëronin ndërsa ora shkonte 17:00 e ultimatumit të Musk. “U pushuam të gjithë nga puna,” thotë ai.

Ndërsa afati përfundimtar po afrohej, Musk nisi të shqetësohej për punonjësit e ngelur që mund të largoheshin. Në një memo të re ai sikur u distancua nga qëndrimi i mëparshëm për të ndaluar punën në disatancë.

Por kjo tërheqje si duket nuk ka mjaftuar ndërsa Musk dhe vartësit e tij nuk ishin të qartë për numrin e punonjësve që kishin pranuar kulturën e re të punës. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Akuzohet se iu shmang tatimeve për 4 vjet, këngëtari i famshëm shqiptar del në gjykatë

Story i radhës

Zhvillim i ri në luftën në Ukrainë, Rusia po përgatitet për ditë të vështira

Të fundit nga