Elon Musk tashmë po përballet me kritika të reja në Twitter ndërsa një valë e re dorëheqjes nga punonjësit filloi pasi refuzuan ultimatumin e tij për të “punuar me orë të gjata” ose të largohen nga kompania.
Disa orë pasi vendosi fatin, një pjesë e madhe e punonjësve kanë refuzuar vizionin e Musk. Nuk duhet sesa është numri i punonjësve, por New York Times raportoi se bëhet fjalë për qindra prej tyre.
Dorëheqjet vinë pasi Musk shkurtoi 50% të fuqisë punëtore të Twitter.
Në rrjetin social dhjetëra punonjës të Twitter që i kishin mbijetuar shkurtimeve të fillimit të Nëntorit, dhanë mesazhe lamtumire.
It’s been a ride pic.twitter.com/0VDf5hn2UA
— Matt Miller (@brainiaq2000) November 17, 2022
Një prej tyre postoi një video ku një grup punonjësit po numëronin ndërsa ora shkonte 17:00 e ultimatumit të Musk. “U pushuam të gjithë nga puna,” thotë ai.
Ndërsa afati përfundimtar po afrohej, Musk nisi të shqetësohej për punonjësit e ngelur që mund të largoheshin. Në një memo të re ai sikur u distancua nga qëndrimi i mëparshëm për të ndaluar punën në disatancë.
Por kjo tërheqje si duket nuk ka mjaftuar ndërsa Musk dhe vartësit e tij nuk ishin të qartë për numrin e punonjësve që kishin pranuar kulturën e re të punës. /PCWorld Albanian