Kur ka mbetur dhe një ditë nga derbi përballë Realit të Madridit, trajneri i Atletikos, Diego Simeone përballet me disa probleme në formacion.
Dy mungesat e sigurta të tij janë Hoze Maria Gimenez dhe Tomas Lemar. Por shqetësimi më i madh për teknikun argjentinas mbetet portieri Jan Oblak.
Slloveni është një nga pikat më të forta të ekipit dhe prania e tij në fushë për derbin e nesërm mbetet në pikëpyetje.
Oblak ka pësuar një dëmtim disa javë më parë në përballjen kundër Sociedadit dhe për të mos rrezikuar derbin, Simeone e ka lanë pushim kundër Selta Vigos në La Liga dhe Leverkusenit në Champions.
Por prania e tij në derbi nuk është e garantuar. Në mungesë të tij pritet që në portë të jetë kroati Ivo Gërbiç.