Probleme për Cristiano Ronaldon

Përballë telasheve të reja, por edhe krejtësisht të paparashikueshme, Cristiano Ronaldo e gjen veten me probleme të vendosura në Shtetet e Bashkuara.

Aty ku vetëm pak kohë më parë shmangu akuzën për përdhunim të Kathryn Mayorga, tani ai po përballet me një padi grupore të investitorëve të mashtruar në botën e kriptomonedhave.

Por çfarë lidhje ka CR7 me monedhat dixhitale? Që nga qershori 2022, portugezi është një nga figurat qendrore në marketingun agresiv të kompanisë “Binance”, e cila është shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë.

Kompania e themeluar nga kinezi Zhao, u bë e madhe në një periudhë të shkurtër kohore, por shpejt u gjend në objektivin e autoriteteve. Zhao tashmë është deklaruar fajtor për shkeljen e ligjeve të SHBA kundër pastrimit të parave dhe është një e kaluar nga kompania që ai themeloi.

Në të njëjtën kohë, “Binance”, pasi ka pranuar shkeljen e ligjeve, tashmë ka pranuar të paguajë dëmshpërblim prej 4.3 miliardë dollarësh dhe ka shumë gjasa që kjo shumë të rritet.

Pse fajësohet Ronaldo?

Një grup investitorësh të mashtruar që kishin vënë paratë e tyre në NFT-në e Ronaldos, të cilën ai e promovonte përmes partneritetit të tij me kompaninë në fjalë, vendosën të bëjnë një lëvizje edhe kudnër tij, duke ngritur një padi grupore dhe duke kërkuar një dëmshpërblim prej 1 miliard dollarës.

Bashkëpunimi i Ronaldos me kompaninë është aktiv, por paditësit po merren me atë që ka ndodhur muajt e fundit ku asi i Al Nassr, sipas asaj që përmendet në padi, promovoi, asistoi dhe mori pjesë aktive në ofertën dhe shitjen e të paregjistruarëve në letrat me vlerë në koordinim me “Binance”.

Ata më pas theksojnë se CR7 ësthë angazhuar në një fushatë të qëndrueshme dhe agresive promovuese dhe reklamuese për Binance, me paditësit që argumentojë se popullariteti i portugezit, i cili ka 110.3 milionë ndjekës në “X” dhe 613 milionë ndjekës në Instagram, ndihmuan në rritjen e bazës së përdoruesve të Binance.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Miqësi për të cilat duhet të kujdeseni gjatë gjithë jetës

Story i radhës

Shkak u bë një kanal, zbardhen detajet nga krimi i rëndë në Kamzë, i moshuari zbrazi armën në drejtim të dy fqinjëve

Të fundit nga