Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka i është bashkuar listës së lënduarve të klubit, dhe pritet që të mungojë për dy ndeshjet e radhës, ka thënë trajneri i “Topçinjëve” para ndeshjes në Carabao Cup kundër Brentfordit.
Saka pësoi një lëndim jo serioz në barazimin 2:2 ndaj Tottenhamit të dielën, ndeshje kjo në të cilën ylli anglez shënoi gol.
I pyetur nëse Saka do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Brentfordit dhe atë në Premier Ligë ndaj Bournemouthit të shtunën, Arteta tha:
“Ka mundësi. Ai po çalonte pas ndeshjes ndaj Tottenhamit, gjë e cila nuk është kurrë një shenjë e mirë. Ai ende nuk ka arritur të merr pjesë në stërvitje”.
Arsenali i rikthehet aksionit nesër, ku është mysafirë i Brentfordit në kuadër të Carabao Cup, ndeshje kjo e cila zhvillohet me fillim nga ora 20:45.