Rivalë në garën e titullit, rivalë në Superkupë. Inter-Atalanta do të luhet nesër në orën 20:00, e para nga dy gjysmëfinalet e Superkupës së Italisë 2024, Simone Inzaghi nuk i beson 4-0 me të cilin mundi Gasperinin në fillim të sezonit.
“Janë periudha të ndryshme, që atëherë ata kanë bërë një punë të madhe për tre muaj e gjysmë.
Ne e dimë se ata kanë forcë fizike dhe cilësi, do duhet një Inter i madh për t’i mposhtur”.
Trajneri i Interit flet për formën e skuadrës: “Po bëjmë mirë edhe nëse kemi probleme në mbrojtje, sërish do të kemi një ekip konkurrues. Na intereson ky trofe”.
Së fundmi, për objektivat për vitin e ri: “Nuk ndryshojnë, janë të njëjtë: të fitoj sa më shumë trofe”.
Burimi: botasot.info