Probleme me rezolucionin e YouTube – për çfarë bëhet fjalë

March 20, 2025
1 minut lexim

Përdoruesit e YouTube kanë raportuar probleme me cilësinë e riprodhimit të videove gjatë ditëve të fundit, pavarësisht platformës që po përdorin.

Edhe pse lidhja e internetit është e qëndrueshme, videot shpesh luhen automatikisht në rezolucion të ulët, si 144p ose 360p, ndërsa përpjekjet për të vendosur një cilësi më të lartë çojnë në ndërprerje dhe ngarkim të shpeshtë (buffering).

Ankesat kanë mbushur platforma si Reddit, ku përdoruesit thonë se ky problem është më i përhapur në televizorë inteligjentë, pajisje iOS dhe kompjuterë desktop. Ndërkohë, aplikacioni në telefonat dhe tabletët Android duket se funksionon pa probleme.

“Sa herë që hap një video ose YouTube Shorts, ajo luhet automatikisht në një cilësi shumë të ulët, si 144p, dhe mund të shoh vetëm pikselë. Mund ta ndryshoj rezolucionin, por kjo nuk më ka ndodhur kurrë më parë”, shkroi një përdorues i iOS-it në Reddit.

Madje, disa përdorues raportojnë se edhe pas përzgjedhjes manuale të një cilësie më të lartë, si 720p ose më shumë, videoja mbetet e bllokuar në 144p, duke e bërë atë të pamundshme për t’u parë.

Lajmi i mirë është se YouTube ka njohur ekzistencën e problemit dhe po punon për ta zgjidhur atë.

Në faqen zyrtare të mbështetjes, platforma njoftoi se “jemi të vetëdijshëm që disa prej jush po përjetojnë cilësi më të ulët të videove sesa zakonisht kur shikojnë video dhe Shorts në YouTube. Ne po e hetojmë problemin dhe po punojmë për një zgjidhje. Do të përditësojmë këtë temë sapo të kemi më shumë informacion. Faleminderit për durimin tuaj!”

Nëse edhe ju po përjetoni këtë problem, rekomandohet të ndiqni faqen zyrtare të mbështetjes për të marrë informacion mbi përditësimet dhe zgjidhjet e mundshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Trajneri vendos për Roko Vatën

Story i radhës

Shpërthen vullkani në Indonezi/ Hiri shkon deri 8000 metra lart, autoritetet lëshojnë alarmin

Të fundit nga

Reagon LSDM: Ekonomia ka ra në gjunjë!

4 Shkup, 3 qershor – Reagoi LSDM. Thonë se vetëm Mickoski jeton mirë, ndërsa realiteti është se ekonomia është në gjunjë. Në njoftimin e tyre thuhet: Është e qartë se Mickoski jeton
sqmken
ShkoLartë