prizreni permbyll numerimin e votave kjo eshte diferenca totaj abrashi 68f495a27a7f9

Prizreni përmbyll numërimin e votave, kjo është diferenca Totaj-Abrashi

October 19, 2025
1 minut lexim

Është përmbyllur në tërësi procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) për komunën e Prizrenit.

Pas përpunimit të 100% të vendvotimeve, tashmë janë zyrtarizuar rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale për kryetar komune.

Sipas këtyre rezultateve:

Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë i pari me 41.77% të votave, apo 25,749 vota.

I dyti renditet Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) me 30.26%, apo 18,655 vota.

Të dy kandidatët do të përballen në balotazh, meqë asnjëri nuk e ka kaluar pragun prej 50%+1 të votave për të fituar që në raundin e parë.

Më poshtë, renditja e plotë e kandidatëve sipas votave të fituara:

Driton Selmanaj (LDK) – 6,451 vota | 10.46%

Zafir Berisha (BDP) – 3,009 vota | 4.88%

Furkan Bütüçi (KDTP) – 2,428 vota | 3.94%

Emilija Redžepi (NDS) – 2,182 vota | 3.54%

Besnik Krasniqi (AAK) – 2,117 vota | 3.43%

Albulena Balaj Halimaj (Nisma) – 1,058 vota | 1.72%

Këto rezultate konfirmojnë përballjen mes PDK-së dhe VV-së në Prizren për raundin e dytë që do zhvillohet me 9 nëntor.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

leo messi shkelqen serish 68f4959404693
Lajmi i mëparshëm

Leo Messi shkëlqen sërish

arrestimi i avokatit ne elbasan dhoma e avokatise denon ngjarjen e paprecedente ild dhe klp te veprojne urgjentisht 68f49643a371d
Lajmi i radhës

Arrestimi i avokatit në Elbasan, Dhoma e Avokatisë dënon ngjarjen: E paprecedentë. ILD dhe KLP të veprojnë urgjentisht

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë