Stacioni Policor Prizren njofton se ka marr informacion që një kompani është duke degraduar ambientin, konkretisht duke nxjerr rërë në bregun e lumit Drini, ne fshatin Romaj të Prizrenit.
Bëhet e ditur se patrullat policore kanë dalë në vendngjarje dhe atje kanë has një kamion dhe një mjet të rëndë ngarkues. Janë informuar inspektorët kompetentë, të cilët e kanë konstatuar gjendjen aktuale dhe të gjithë dokumentacionin ia kanë dorëzuar policisë për veprim të mëtejmë.
Në njoftimin e tyre, policia sqaron se pasi që kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar, kanë marr urdhër që mjetet e rënda të cilat janë përdorur për degradim të sekuestrohen, ndërsa kundër të dyshuarit, pronar i kompanisë, është filluar procedurë penale për veprën “Ndotja, degradim apo shkatërrimi i mjedisit”.