pritshmerite per zgjedhjet e 11 majit dhurata cupi shqiperia ka nevoje per ndryshim ka alternativa dhe kandidate 67fa7fc29b541

Pritshmëritë për zgjedhjet e 11 majit/ Dhurata Çupi: Shqipëria ka nevojë për ndryshim, ka alternativa dhe kandidatë

April 12, 2025
1 minut lexim

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kandidatja për zgjedhjet e 11 majit në listën e hapur të Tiranës, Dhurata Çupi, ka deklaruar ndryshimi në vend është një nevojë urgjente.

Ajo theksoi pritshmëritë e larta që vijnë nga qytetarët në këtë proces zgjedhor.

“Pritshmëritë në këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme. Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe shpresë, për një qasje tjetër,” u shpreh ajo në News24.

Çupi kritikoi pushtetin aktual, duke e akuzuar se ka rrënuar shtyllat kryesore të shtetit dhe punon vetëm për interesat e veta.

“Kemi të zhbëra disa hallka të shtetit, një pushtet ekzekutiv që punon vetëm për veten. Por sot ka frymë dhe entuziazëm te qytetarët, dhe unë besoj se kjo do të përkthehet në votë,” – tha ajo.

Deputetja demokrate shprehu besimin se qytetarët tashmë kanë një alternativë të besueshme përpara:

“Ka një alternativë dhe ka kandidatë për deputetë që janë figura të qëndrueshme dhe të papërlyera.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kos zgjerimi i be se imperativ perballe pushtimit te ukraines ndryshimit te shba e ndikimit te kines ne ballkan 67fa7a6708d2a
Story i mëparshëm

Kos: Zgjerimi i BE-së imperativ përballë pushtimit të Ukrainës, ndryshimit të SHBA e ndikimit të Kinës në Ballkan

bosch serbet kane bere gjera shume me te tmerrshme se shqiptaret por spo denohen 67fa8924894c1
Story i radhës

Bosch: Serbët kanë bërë gjëra shumë më të tmerrshme se shqiptarët, por s’po dënohen

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë