Miroslav Klose është rikthyer sërish në projektorët e protagonistit, por në një rol të ri, atë të trajnerit, ndryshe nga sa na prezantohej më parë si goleador i Botërorëve me ngjyrat e kampionëve të 4-fishtë të Kupave të Botës. 44-vjeçari nuk ka nguruar të dalë jashtë rutinës së tij të qetë, larg skandaleve dhe polemikave në media.
Miroslav gëzon statusin e trajnerit të Altash në divizionin austriak, e cila konsiston me detyrë e re për të. Intervista për prestigjiozen gjermane “Kicker” ka paraqitur tablo të ndryshme, që nga Gjermania në Botërorin e Katarit, e deri te momentet e paharrueshme me “Pancerat”, pa anashkaluar modulin e preferuar dhe fjalët plotë mjaltë ndaj strategut Hansi Flik.
Cili ka qenë sekreti i jetëgjatësisë suaj në aktivitetin futbollistik?
“Mirëmbajtja e trupit dhe ushqyerja në mënyrë të shëndetshme është sekreti im në këtë jetëgjatësi në nivele të larta. Të ushqehesh shëndetshëm të jep mundësin e mbrojtjes së gjësë më të shtrenjtë, trupit tënd. Ende vazhdoj ta ruaj rutinën time në këtë aspekt, pavarësisht profesionit. Në fund të fundit ajo kthehet në një luftë mentale dhe nëse dëshiron të kesh sukses, sigurisht duhet të sakrifikosh. Nuk është e lehte, por lufta fitohet nga luftëtarë të vërtetë”, citonte mes buzëqeshjesh shënuesi më i mirë i të gjithë historisë së Botërorëve.
Pritshmëritë ndaj Flickut dhe kombëtares gjermane?
“Hansi ka aftësi mbresëlënëse në menaxhimin e grupit. Kam besim se Gjermani nën urdhrat e tij ka për të shkuar shumë lart. Nuk mund të bëj parashikim ekzakt në lidhje me fazën, por jam i përgatitur për të parë një shfaqje të mirë nga ana e tyre. Fliku është si kopertina e një libri, mjafton ta shikosh për të kuptuar se çfarë përmban në brendësi, jo vetëm në spektrin taktik.
Gjermania nga ana e saj beson se ka vënë mend nga eliminimi i parakohshëm përgjatë 2018-ës. Situata të tilla të përgatisin për të ardhmen. Një arsye më shumë për të besuar se Flik-Gjermani kanë nisur rrugën drejt suksesit”, nënvizonte ish-sulmuesi.