Pritjet në Dheu i Bardhë dhe Merdarë deri në 30 minuta

1 minut lexim

Fluksi në disa pika kufitare po vijon edhe mëngjesin e së hënës, kryesisht në dalje.

Në pikë kalimin kufitar në Merdarë pritjet në dalje janë deri në 30 minuta, ndërsa radha e automjeteve është deri në 80 metra. Në hyrje pritjet janë deri në 20 minuta.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë 20 minuta, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 70 metra. Në hyrje, nuk ka kolona dhe rrjedhimisht pritjet janë deri në 5 minuta.

Në Jarinjë pritjet në hyrje dhe dalje shkojnë deri në 10 minuta, e që nuk raportohet për fluks të kolonave të automjeteve.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shtohen vatrat e zjarrit në Shqipëri, autoritetet: Shumë janë të qëllimshme

Story i radhës

Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë, pritje deri në një orë

Të fundit nga