Pritjes së tifozëve i vjen fundi, Liverpooli zyrtarizon transferimin e Nunez

1 minut lexim

Gjiganti anglez Liverpool tanimë e ka bërë zyrtare transferimin e sulmuesit Darwin Nunez nga skuadra portugeze, Benfica.

Sulmuesi uruguaian ka nënshkruar një kontratë afatgjate me “Të Kuqtë” pas finalizimit të kushteve personale dhe përfundimit të testeve mjekësore në qendrën stërvitore “AXA”.

Nunez arrin në “Anfield” pas dy sezonesh në Portugali me Benfican, ku regjistroi 48 gola nga 85 paraqitjet e tij në të gjitha garat.

22-vjeçari ka bërë gjithashtu 11 paraqitje për Uruguain deri më sot, pasi bëri një debutim me kombëtaren në tetor të vitit 2019.

“Jam shumë i lumtur dhe tejet i kënaqur që jam këtu në Liverpool. Është një klub gjigant”, tha Nunez për “Liverpoolfc.com” në intervistën e tij të parë.

Nunez do të veshë fanellën me numrin 27 për Liverpoolin dhe do të bëhet uruguaiani i tretë që nënshkruan me klubin, pas Luis Suarez dhe Sebastian Coates.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fillimi i fundit

Story i radhës

“Komunizmi kishte një mijë të zeza, por…”- Berisha tregon dy zhvillimet më të dhimbshme: Po rrisim fëmijë për emigracion dhe mjekë për eksport

Të fundit nga