pritja ne komunikacion konsiderohet si rrezik qe demton te menduarit dhe kujtesen 63e2a17812c3c

Pritja në komunikacion konsiderohet si rrezik që dëmton të menduarit dhe kujtesën

February 7, 2023
1 minut lexim

Sipas një studimi të fundit, në momentin që ju jeni në makinë duke pritur në radhë jeni totalisht të ekspozuar ndaj shkarkimeve të naftës, gjë që dobëson të menduarit dhe memorien tuaj.

Tymi i motorëve ka sasi të larta të grimcave të blozës dhe përzierja përmban disa elementë kancerogjenë.

Megjithëse efekti negativ konsiderohet afatshkurtër, nuk dihet ende nëse ekspozimi afatgjatë ndaj shkarkimit të naftës mund të çojë në dëme të përhershme në tru, siç është sëmundja e Alzheimerit.

Dr. Jodie Gawryluk, profesoreshë e asociuar e Psikologjisë në Universitetin e Victoria në British Columbia të Kanadasë thotë se pas të dhënave që janë marrë rezulton se qëndrimi gjatë në makinë në trafik sjell efekte shumë negative në tru.

Ata zbuluan se shkarkimi i naftës redukton aftësinë njohëse, vendimmarrjen dhe shkakton depresion. Të njëjtin efekt dyshohet të ketë dhe ekspozimi ndaj emetimeve të gazit të benzinës apo tymi zjarreve.Rreziku mendohet të jetë më i madh për njerëzit që jetojnë pranë autostradave dhe rrugëve të ngarkuara.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

rrezikon regjistrimin zgjedhjet e 14 majit neser kqz shqyrton listat per anetaret e kzaz pd jashte rendit te dites 63e2a13ed2b90
Story i mëparshëm

Rrezikon regjistrimin? Zgjedhjet e 14-majit, nesër KQZ shqyrton listat për anëtarët e KZAZ! PD, jashtë rendit të ditës

qeveria e rmv se lojerat e fatit 500 metra larg shkollave fillore dhe te mesme 63e2a234c2139
Story i radhës

Qeveria e RMV-së: Lojërat e fatit 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme

Të fundit nga

​Volkswagen ndërpret ID, kthehet te Polo e Golf

Volkswagen planifikon të heqë gradualisht ID dhe një emërtim numerik ose shkronjash në emër për automjetet elektrike. Kompania nga viti i ardhshëm synon të zëvendësojë këtë markë alfa-numerike me emra më tradicionalë

Idrizi largohet nga Trepça ’89 

Shpëtim Idrizi konfirmon largimin nga Trepça ’89 e Mitrovicës. Trajner që meriton respektin e madh për punën shumëvjeçare që ka bërë nën udhëheqjen e këtij klubi. “Pas 25 vitesh të paharrueshme në
ShkoLartë