Pritet vetëm vendimi zyrtar, Polonia do të shkarkojë Fernando Santos

1 minut lexim

Pas humbjes në Tiranë ndaj Shqipërisë, shkarkimi i Fernando Santos dukej çështje kohe.

Gjatë shtatë muajve të mandatit të tij si trajner i kombëtares polake, portugezi nuk tregoi asnjë ide për ekipin e tij dhe qasja në konferencat për shtyp ishte zhgënjyese.

Kontrata e Santos ishte e vlefshme të paktën deri në përfundim të raundeve kualifikuese, ndaj nëse do të zgjidhej kontrata , do t’i duhej të paguhej një shumë e konsiderueshme largimi.

Megjithatë, siç raporton “Przegląd Sportowy”, avokatët e trajnerit aktual kanë pranuar kushtet e Federatës Polake të Futbollit. “Një luftë e ashpër”, e quan gazeta. Në orët në vijim pritet një njoftim zyrtar për shkarkimin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bytyqi i ashpër ndaj kompanive: Nuk është etike, çmimi i ushqimit në bursë në BE është rritur për 11%, te ne 46%

Story i radhës

Takimi i dytë nën drejtimin e Gazment Bardhit/ Deputetët e PD dhe aleatët mblidhen sërish në Kryesinë e Kuvendit

Të fundit nga