pritet te takohet me trump ne shba kryeministri izraelit shpresojme qe presidenti amerikan te ule tarifat ndaj nesh 67f2c3b62ff65

Pritet të takohet me Trump në SHBA, kryeministri izraelit: Shpresojmë që presidenti amerikan të ulë tarifat ndaj nesh

April 6, 2025
1 minut lexim

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha sot se shpreson që presidenti amerikan Donald Trump, të ulë tarifat që i janë vendosur Izraelit, në takimin që pritet të kenë në Shtëpinë e Bardhë.

Pas një politike të re tarifore të papritur të shpallur nga Trump, produktet nga Izraeli të importuara në SHBA i nënshtrohen një tarife prej 17%.

Izraeli është aleati më i afërt i SHBA-së, por edhe partneri më i madh tregtar në nivel shtetëror.

Netanyahu ka kaluar ditët e fundit duke vizituar Hungarinë dhe po niset për në Uashington sot, për një takim urgjent me Trump, i cili pritet të zhvillohet të hënën, thanë zyrtarët.

“Të dy do të diskutojnë çështjen e tarifave, përpjekjet për kthimin e pengjeve, marrëdhëniet Izrael-Turqi, kërcënimin iranian dhe luftën kundër Gjykatës Ndërkombëtare Kriminale, e cila ka lëshuar një urdhër arresti për Netanyahun”, tha zyra e kryeministrit izraelit përmes X.

Ky do të jetë udhëtimi i katërt i Netanyahut në Uashington që nga fillimi i luftës në Gaza dhe i dyti që kur Trump mori detyrën në janar.

Netanyahu është lideri i parë i huaj që ka negociuar personalisht me Trump mbi politikën e re gjithëpërfshirëse të tarifave të presidentit amerikan, raporton Times of Israel.

Vizita e Netanyahut vjen në një kohë kur duket se ka pak shanse për një marrëveshje të re armëpushimi me Hamasin në Rripin e Gazës, ku ushtria izraelite po rrit operacionet, dhe ndërsa tensionet mbi programin e energjisë bërthamore të Iranit janë përshkallëzuar.

Presidenti amerikan, i cili ka kërkuar që Teherani të negociojë për programin e tij bërthamor, ka kërcënuar ditët e fundit se do të bombardojë Iranin nëse përpjekjet diplomatike dështojnë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

parashikimet e frikshme per jeten ne vitet 2000 qe u realizuan 67f2c119ce723
Story i mëparshëm

Parashikimet “e frikshme” për jetën në vitet 2000, që u realizuan

dua lipa te le pafryme me veshjen e fundit 67f2c5916bbba
Story i radhës

Dua Lipa të lë pafrymë me veshjen e fundit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë